Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan, ku një person 17-vjeçar është therur me thikë.
Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se 17-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Ai dyshohet se është therur në fshatin Shalë të Lipjanit dhe sipas informacioneve gjendja e tij është e rëndë, pasi që ka gjakderdhje të madhe.







