Një person ka raportuar policinë se është therur me thikë nga tre persona të tjerë të panjohur, mbrëmë në orën 22:00 në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndimë në dorë, me ç’rast ka pranuar tretman mjkësor, shkruan Ballkani.info.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Komunikata e Policisë:
LËNDIM TRUPOR
Prishtinë 21.08.2019 – 22:00. Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime në dorë pasi është therur me thikë nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. nuk raportohet për të arrestuar. /Ballkani.info/
loading…







