Lipjan

Theret me thikë, i mitur nga Lipjani në gjendje të rëndë shëndetësore

Një i mitur është therur me thikë gjatë ditës së djeshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i mituri është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.