Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore si shkak i një përleshjej me thika që ka ndodhur brenda një klasa në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.
Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.







