Theren me thikë dy persona në Zveçan

Një person është sulmuar me thikë nga një person tjetër në Zveçan.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se lëndime kanë pësuar të dy, të cilët më pas janë dërguar për tretman mjekësor.

“TENTIM VRASJE/Zveçan 10.06.2023 – 16:30. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.