Cesar Soto Grado

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Mes polemikave për gjykimin e El Clasicos të së dielës mbrëma, është zbuluar se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka takuar gjyqtarin Cesar Soto Grado, para ndeshjes.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Perez kishte qenë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit përpara ndeshjes kundër Barcelonës, kur u largua dhe u takua me Soto Grado në tunel, dhe ai përshëndeti gjyqtarin dhe ndihmësit e tij.

Perez në ato qaste shoqërohej nga delegati i ndeshjes dhe ish-gjyqtari Carlos Megia Davila.

I pranishëm ishte edhe Miguel Angel Perez Lasa, gjyqtari raportues i RFEF për El Clasico dhe i cili u tërhoq në vitin 2013 pa e akorduar kurrë asnjë penallti kundër Real Madridit në Bernabeu.

Kjo sigurisht do të shtoj zemërimin te Barcelona për performancën e Soto Grados, me klubin që thuhet se kërkon të ndërmarrë veprime ligjore për golin fantazmë të Lamine Yamal dhe presidenti Joan Laporta që kërcënon me një riluajtje të ndeshjes.