Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se PDK dhe AAK bën gabim trashanik kur e votan Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.
“AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë. Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!”, ka shkruar Haradinaj.
Lumir Abidhxiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas seancës së sotme konstituive, duke e konsideruar si ‘’gabim trashanik’’ votën e PDK dhe AAK-së për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.
Ai ka paralajmëruar edhe se Kosova mund të futet edhe në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me moszgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe. /Ballkani.info/







