Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Besnik Bislimi thotë se në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe megamanipulimit të qytetarëve dhe akterëve politik do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë.

“Do të ndihmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh i vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrërveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudoargument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediat që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim”, thotë ai, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, kjo do të ndihmonte shumë edhe nëse na tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë.

Ky reagim i Bislimit vije pasi që LDK-ja përfundimisht i dha fund debatit se mund të ketë koalicion parazgjedhor me VV-në, duke thënë se ata janë partia e parë.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani i quajti të pasinqertë zyrtarët e VV-së që po e akuzojnë LDK-në për mos-arritje të koalicionit. /Ballkani.info/

loading…