Ish partiakët

Thellohet kriza PSD-VV, Bajram Mavriqi i VV-së shkarkohet nga posti i Kryesuesit të Kuvendit në Kamenicë

Pas një debati që ka nisur nga ora 9 e mëngjesit Kuvendi Komunal i Kamenicës rreth orës 19 ka shkarkuar kryesuesin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Bajram Mavriqin.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PSD-ja që udhëheqë me këtë komunë dhe disa këshilltarë komunalë të AAK-së,AKR-së,Nismës dhe të tjerë, raporton KTV.

Vetë Mavriqi gjatë ditës ka thënë se kërkesa për shkarkim të tij nuk ka bazë ligjore.