Thëllohet kriza – Hamasi thotë se lëshoi 130 raketa drejt Tel Avivit

Hamasi ka thënë se ka lëshuar 130 raketa drejt qytetit izraelit Tel Aviv si hakmarrje për një sulm ajror të Izraelit që shembi një ndërtesë 12 katëshe në Gaza.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, kishte paralajmëruar se do të hakmerrej për sulmin ndaj ndërtesës pranë bregdetit të Gazës, përpara se të konfirmonte se kishte filluar një sulm në “Tel Aviv dhe rrethinat e tij me 130 raketa”, njofton Klan Kosova, shkruan Al Jazeera.

Ndërkaq, në Tel Aviv janë lëshuar sirenat paralajmëruese u dëgjuan shpërthimet, tha ushtria izraelite.