Thellohet bilanci nga tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 33 mijë viktima

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri tashmë ka kaluar 30 mijë raporton Sky News.

Raportohet se në Turqi numri viktimave ka arritur në 29, 605 persona, ndërsa në Siri numri ka arritur në 3553.

Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158.

Nga ana tjetër shpresa për të mbijetuarit po shuhet, edhe pse kërkimet vazhdojnë ende prej 7 ditësh. Edhe sot nën rrënoja janë gjetur njerëz me shenja jete.