Sipas statistikave më të reja, numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arrit në 39 mijë e 115. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 1 mijë e 903 viktima.
Rritje të madhe u shënua edhe në numrin e të infektuarve. Për 24 orë u shënuan mbi 28 mijë raste të reja dhe kështu shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 741 mijë e 866 raste, shkruan “Daily Mail”.
“Ne po vazhdojmë të shohim shumë shenja pozitive që virusi e ka kaluar kulmin e vet”, tha presidenti disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime për rihapjen e ekonomisë.
Ai bëri të ditur se Teksasi dhe Vermonti do ta lejojnë rihapjen e disa bizneseve javën e ardhshme, por masat e rrepta të distancimit social ende do të mbeten në fuqi.







