Ksamil

“The Sun” lëvdon Ksamilin, u bën thirrje britanikëve ta vizitojnë

Për shkak të fluturimeve në distanca të gjata, por edhe të shtrenjta në ishujt Maldive, britanikët po hezitojnë gjithmonë e më shumë për të udhëtuar në këtë destinacion mjaft të lakmuar e vlerësuar.

“The Sun” ka një këshillë, harrojini Maldivet dhe shkoni në Shqipëri! Riviera Shqiptare, me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, është më pak se tre orë larg me fluturim nga Britania e Madhe.

“Vendi bregdetar ofron plazhe si në ishujt Maldive me shezlongë dhe çadra prej kashte të cilat mund të rezervohen për 8 paund në ditë”, shkruan The Sun.

“Shezlongët mbi ujë gjenden në një nga plazhet me rërë në Shqipëri dhe jo në mes të Oqeanit Indian. Pranë Ksamilit, në jug të Shqipërisë, ndodhet një plazh privat me rrjeta mbiujore që është Pema e Thatë në Ksamil”.