‘The Rock’ është duke e menduar seriozisht kandidaturën për president të SHBA-ve

Aktori i famshëm amerikan, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, nuk e hedh poshtë mundësinë e kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një sondazh të publikuar nga NewsWeek, i cili është realizuar në internet dhe kanë marrë pjesë 30.138 të anketuar, 46 për qind e tyre kanë votuar pro që 48-vjeçari të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

Pas publikimit të këtij lajmi, nuk kishte munguar edhe reagimi i ish-yllit të mundjes spektakolare dhe futbollit amerikan, i cili ka thënë se nëse diçka e tillë ndodh ndonjëherë, ai do të ishte i nderuar që t’i shërbente popullit amerikan.

Ky lajm nuk është befasues për ‘The Rock’, sepse ylli hollivudian edhe në të kaluarën ka thënë se është duke menduar që të merret me politikë, në veçanti që të garojë për president.