Thatësira në Kosovë: Liqene të shndërruara në kullota

Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara.

Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë.

I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit.

Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit.

Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. 
1. Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. 
Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë.
2. Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë.
Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. 
3. Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. 
Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. 
4. Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. 
Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. 
5. Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. 
Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. 
6. Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. 
Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. 
7. Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. 
Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. 
8. Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. 
Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. 
9. Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. 
Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. 
10. Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. 
Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra. 
11. Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra. 
Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin. 
12. Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin. 
Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. 
13. Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. 
Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. 
14. Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. 
Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. 
15. Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. 
Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. 
16. Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. 
Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit. 
17. Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit. 
Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira. 
18. Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira. 
Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve. 
19. Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve. 
Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit. 
20. Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit. 
Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë. 
21.Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë. 
Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë. 
22. Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë. 
Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit. 
23.Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit.