Shoqe, apo jo...

Thashetheme për prishje marrëdhëniesh me Luanën, reagon Fifi

Fillloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi është shumë aktive në profesionin që ushtron.

Këngëtarja ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan” gjatë sezonit të kaluar.

Meqë sonte filloi sezoni i ri i këtij emisioni, në vend të Fifit u pa një këngëtare e re, e kjo gjë nxiti thashethemet rreth asaj që marrëdhëniet mes Fifit dhe Luanës nuk janë të mira.

Pas spekulimeve në medie, Fifi ka reaguar ashpër, duke sqaruar se kontrata e saj ishte gjatë periudhës shtator 2017- shtator 2018 dhe nuk kishte asgjë të vërtetë rreth atyre fjalëve që qarkulluan.

“Ca jane kto tituj aman, se mvut nbela me krejt boten tu qene mire e bukur…Luana Vjollca ka marre me te drejte te Zotit kengetare tjeter qe eshte me kontrate njevjecare ne Top Channel..Kjo sdo te thote qe kam ik me sherr…”, ka shkruar nder te tjera Fifi.