Rryma

Thaqi thotë se reduktimet rrymës nuk janë përgjegjësi e KEK’ut

Drejtori Menaxhues i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaqi, iu ka drejtuar qytetarëve të Kosovës për shkak të thirrjeve të shumta dhe mesazheve që ka marrë lidhur me mungesën e energjisë elektrike.

Ai tha se e ndjen obligim të ndan me informata sa i përket obligimeve të KEK-ut dhe sa janë kapacitetet prodhuese.

“KEK’u ka obligim prodhimin e energjisë elektrike, kapacitetet maksimale të termocentraleve tona që i kemi në dispozion për rrjet janë 800 Megavat Ore Energji Elektrike. Nga data 13 dhjetor, KEK’u është duke prodhuar me kapacitete të plota, pra prodhimin e kemi 800 MË/h për rrjet dhe nevojat e brendshme që aktualisht është rreth 870 MË/h”, shkroi ai në rrjetin social Facebook.

Ai tha se ky është obligimi i tyre dhe sipas tij këtë janë duke e përmbushur me përgjegjësi të lartë dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK.

“Sa i përket reduktimeve për të cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund të japim asnjë përgjigje për shkak se nuk është përgjegjësi e jona. Me poshtë mund të shihni saktë se jemi në prodhim në këto moment”, shkruan më tej Thaqi.

Shkrimi i plotë i Thaqit në Facebook:

Te nderuar qytetar,
Per shkak te thirrjeve te shumta dhe mesazheve qe po me dergoni po e ndjej obligim te ndaj me ju informatat sa i perket obligimeve te KEK-ut dhe sa jane kapacitetet tona prodhuese.
E kemi sqaruar shume here dhe po e perserisim,
KEK-u ka obligim prodhimin e energjise elektrike.
Kapacitetet maksimale te termocentraleve tona qe i kemi ne dispozion per rrjet jane 800 Megavat Ore Energji Elektrike.
Nga data 13 dhjetor, KEK-u eshte duke prodhuar me kapacitete te plota, pra prodhimin e kemi 800 MW/h per rrjet dhe nevojat e brendeshme qe aktualisht eshte rreth 870 MW/h.
Ky eshte obligimi jone dhe kete jemi duke e permbushur me pergjegjesi te larte dhe me nje angazhim maksimal te te gjithe punetoreve te Korporates.
Sa i perket reduktimeve per te cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund te japim asnje pergjigje per shkak se nuk eshte pergjegjesi e jona.
Me poshte mund te shihni prodhimin sakt se jemi ne prodhim ne keto momente.
Faleminderit per mirekuptim!