Thaçin apo Veselin, kë zgjedh Memli Krasniqi?

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për dy ish-kryetarët e kësaj partie.

Ai nuk mund të zgjedh mes tyre, duke treguar se me të dy ka punuar për kohë të gjatë.

“S’muj me zgjedh mes dyve sepse me të dy kam përvoja të gjata. Me presidentin Thaçi shumë më gjatë. Por edhe me kryetarin Veseli gjashtë-shtatë vite”, tha Krasniqi në Kanal10.

Tutje ai tha se dytë kanë pika të përbashkëta dhe se dytë kanë dallime.

“Kam punuar shumë ngushtë me të dy. Dytë kanë pika të përbashkëta, dytë kanë dallime, të cilat e kam të vështirë me i qit në peshore. Dytë edhe i respektoj shumë dhe jam i nderuar që kam punuar me ta.

S’muj me i nda realisht”, përfundoi Krasniqi.