Thaçi viziton familjen e Mujë Krasniqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë.

Postimi i plotë:

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH