Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar disa takime në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se në Uashington do të ketë disa takime, në Pentagon dhe në departamentin e shtetit.
“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi.







