Thaçi uron presidenten e re të KE-së: Presim heqjen e vizave, jemi gati për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar gjermanen, Ursula von del Leyen për zgjedhjen presidente të Komisionit Evropian.

“Urime të përzemërta për gruan e parë të zgjedhur në krye të Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. Do të shohim përpara për bashkëpunim me juve për liberalizimin e zgjatur të vizave për Kosovën, si dhe marrëveshjen e paqes dhe njohjën e ndërsjelltë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është gati”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter, përcjellë Ballkani.info.

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Evropian, një grua është në drejtim të Komisionit. Ursula von der Leyen, pro-evropiane e thekur që ëndërron Shtetet e Bashkuara të Evropës, trashëgimtarja e Jean-Claude Juncker, është fryt i një kompromisi të pranuar nga Franca dhe të mbështetur nga 28 vendet anëtare të BE-së.

Ajo siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Evropian të martën mbrëma.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani”, tha zonja von der Leyen në një fjalim menjëherë pas votimit. “Le të punojmë sëbashku në mënyrë konstruktive.”

Ajo u konfirmua me një diferencë prej 383 vota në 327. Ajo kishte nevojë për 374 deputetë për ta mbështetur atë nga 747 ligjvënësit në total. /Ballkani.info/

loading…