Thaçi udhëtoi për Japoni, takon Perandorin dhe kryeministrin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Japoni ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerët e lartë shtetëror.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Japoni, ku pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në profilin e tij në Facebook dhe Twitter, presidenti Thaçi ka shkruar se gjatë kësaj vizite, do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një darkë pune pas takimit bilateral.

Kjo vizitë sipas presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Postimi i plotë:

Rrugës për në Japoni, ku do të pritem nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë dhe Kryeministri Shinzo Abe. Kjo vizitë shënon 10 vjetorin e lidhjes diplomatike ndërmjet dy shteteve tona. Japonia mbetet një partner dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës në të gjitha fushat. HTH

loading…



Chat conversation end
Type a message…