Thaçi tregon se pse ishte në vizitë ‘misterioze’ në Shqipëri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth kërcënimeve të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla drejtuar kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli.

Sveçla dje kishte kërkuar të dihet vendndodhja e Pacollit, duke thënë se nëse konfirmohet se ai ka hyrë ilegalisht në Kosovë, atëherë do të arrestohet.

Madje, ai ka shprehur dyshime se Pacolli mund të ketë hyrë në Kosovë së bashku me presidentin Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka qenë për vizitë në Shqipëri duke mos e informuar Protkollin e Shtetit, për të cilën Sveçla tha se paraqet shkelje.

Ai tha se nëse Thaçi është takuar me Pacollin, atëherë duhet të hyjë në karantinë.

E gjithë këtyre deklarimeve, kreu i vendit u përgjigjur në një konferencë në një konferencë për media ku ka treguar arsyet e shkuarjes në Shqipëri.

“Kërcënimet ndaj liderëve politik, grupi që po qëndron në qeveri duhet t’i ndalë”, tha Thaçi, teksa kur është pyetur pse ka qenë në Shqipëri, ai tha “për qejf”./