Thaçi tregon se kush e pagoi darkën në Mitrovicë, Veseli apo Bahtiri?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit të negociatorëve për bisedime Kosovë-Serbi ka mbajtur një konferncë për media, ku përveç çështjes së dialogut, presidenti u pyet nga gazetarët edhe për darkën në Mitrovicë, ku ishte i ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, ku pjesë e asaj darke ishin edhe një pjesë e madhe e PDK-së po ashtu edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri,përcjell Ballkani.info.

Thaçi tha se ishte ftuar nga Veseli për një ndejë miqësore, pa diskutuar për ndonjë temë politike, dhe se darkën sipas Thaçit duhet të paguaj Bahtiri sepse sipas tij ashtu e do zakoni i zoti i konakut, por prap presidenti e ka shndërruar në shaka duke thënë se le të merren vesh Veseli e Bahtiri cili të dojë.

“Sa i përket ndejeve privat kam qenë i ftuar nga Veseli ku ishin prezent edhe njerzt e parë që themeluan UÇK-në, atë ditë kam pasur tri neja privat, atë ditë ka qenë një ndejë shumë e mirë pa tema politike me përcjellje te muzikës patriotike, pa ndonjë politikë aty. Sa i përket pagesës së darkës unë nuk di se unë kam qenë i ftuar ama siç e do zakoni i zoti i konakut duhet të paguj, por prap le të merren vesh Veseli e Bahtiri”, ka thënë Thaçi në konferencë.