Presidenti
Thaçi thotë se FSK-ja është e gatshme për ushtri, flet edhe për korrigjimin e kufijve
Presidenti Hashim Thaçi ka takuar në zyrën e tij ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ditë më parë ka dalë i treti në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”.
Thaçi ka thënë para komandantit të FSK-së, Rrahman Rama dhe ushtarëve pjesëmarrës në këtë garë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm, njofton Klan Kosova.
“Këta ushtarë janë shembulli dhe mesazhi më mirë se FSK është e gatshme për përgjegjësi shtesë, t’i përgjigjet rrethanave të reja të krijuara. Mendoj se është hap gjigant edhe pse i vonuar por në rrugë të drejtë votimi i tre projektligjeve për themelimin e ushtrisë” tha Presidenti Thaçi.
Presidenti përgëzoj ushtarët e FSK-së në krye me Komandantin e tyre edhe për punën e tyre që kanë arritur t’a shëndrrojnë në sukses, në një garë të organizuar ditë më parë në Britani.
“Sot jam këtu që t’i uroj dhe përgëzoj ushtarët e FSK-së dhe Komandantin Rama për punën e tyre dhe suksesin e ri që kanë arritur ditë më parë në një garë në Britani ku kanë marrë pjesë 144 ekipe, ku ekip kosovare ka fituar të bronztën. Është një e arritur që duhet të na bëjë mirë secilin nga ne. Nuk ka qenë një betejë e lehtë por kanë arritur që të radhiten në vendi e tretë – prej më të mirëve” shtoi Thaçi.