Presidenti

Thaçi: Themelimi i ushtrisë së Kosovës, proces i pakthyeshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se themelimi i ushtrisë së Kosovës, pavarësisht diskutimeve që do të ndodhin në Këshillin e Sigurimit, është një proces i pakthyeshëm dhe vetëm do të fuqizohet.
Sipas tij, nëse Serbia është shqetësuar për themelin e ushtrisë tonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt.
Ai foli edhe për rezolutën për dialogun me Serbinë e cila është votuar dje në Kuvend, duke thënë se ishte një lajm i përgjegjësisë kombëtare dhe kushtetuese.

“Kosova ka bërë një sukses të jashtëzakonshëm në dy ditët e fundit, duke themeluar ushtrinë dhe duke ndërtuar konsensusin e gjerë politik dhe civil për dialog Kosovë-Serbi”, tha ai.