Thaçi tallet me Kurtin: I paditur në diplomaci, e ka futur veten në “sandwich”

Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si të papërvojë dhe të paditur në diplomaci.

“Kurti i papërvojë dhe i padijshëm në diplomaci. E ka futur veten në kurthe apo në sandwich, edhe pse po qëndron ende ne zyrën e tij. Të punojë vetëm me njerëz që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Është gabim strategjik’’, ka thënë Thaçi sonte në ‘Çim Peka live’’, në SyriTV.

“Unë dalloj nga Kurti sepse duhet të trajtohemi si vend demokratik dhe të pavarur’’

Thaçi e sheh të gabuar deklaratën e Kurtit kur Shtëpinë e Bardhë e quan herë të kuqe e herë të verdhë.

‘’Shtëpia e Bardh janë SHBA, dhe Kosovës gjitha të mirat ia kanë ardhë nga jo shtëpi, jo nga shtëpitë e kuqe e të verdha’’, ka thënë ai.