Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me senatorët amerikanë të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Ai është shprehur i kënaqur pas takimit me ta duke shprehur falënderime për mbështetjen e dhënë.

“Pata një takim të shkëlqyeshëm me senatorët Ron Johnson dhe Chris Murphy. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen mbizotëruese e SHBA-ve për lirinë, pavarësinë dhe proceset e ndërtimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Vlen të theksohet se senatorët amerikanë sot kanë deklaruar se duhet sakrificë për të përfunduar marrëveshjen Kosovë – Serbi që sipas tyre është çelësi i arritjes së një prosperiteti për të dy vendet.

“Ne jemi këtu të japin përkrahjen tonë për këtë vend për ketë regjion. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i arritjes së një prosperiteti për qytetarët e të dyja vendeve”, tha senatori Ron Johnson.

Nga ana tjetër, senatori tjetër, Chris Murphy tha se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai thë se marrëveshja është jetike për të dyja vendet.

“Ne jemi miq me Kosovën dhe kjo miqësi do të vazhdojë. Ne presim që ky dialog të jetë produktiv dhe i suksesshëm midis dyja vendeve me qëllim që dyja vendet të zhvillohen ekonomikisht. Ne e dhamë këtë mesazh të qartë edhe në Serbi edhe në Kosovë”, tha ai.

loading…