Thaçi takon ish-udhëheqësit e UÇPMB-së: Bashkimin e Luginës me Kosovën do ta bëj realitet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ish-udhëheqës të luftës së UÇPMB-së.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje.

“Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet”, ka shkruar Thaçi në Facebook.