Thaçi takon delegacionin shqiptaro-amerikan në krye me Mark Gjonaj

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me delegacionin shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të New York.

Thaçi vlerësoi lart kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA dhe shprehu falënderim për ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në SHBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike. Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.