Thaçi takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë dhe tejkalimin e pandemisë

Presidenti Hashim Thaçi është takuar me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Në këtë takim u fol për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë dhe për tejkalimin e kësaj situate.

Thaçi shprehu mirënjohje për angazhimin e EULEX-it që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana.

“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara”, u shpreh Thaçi.

Shefi i EULEX-it tha se misioni që drejton ai ka mbajtur të plota kapacitetet e veta dhe është përqendruar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovë për kthim në vend në rrethanat e pandemisë, por edhe duke ofruar përkrahje, në veçanti me pajisje, për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionet korrektuese.