Thaçi takohet me Ramën në Tiranë, flasin për rritjen e koordinimit ndërshtetëror

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sot mori pjesë në një konferencë në Tiranë, pas përfundimit të saj është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Për këtë takim të tyre ka njoftuar vetë Thaçi në llogarinë e tij, duke thënë se kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.