Thaçi takohet me përfaqësues të Luginës, ju premton mundësinë e bashkimit të Luginës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar të deklarohet lidhur me kufirin e Kosovës.

Thaçi ka thënë se dje dhe sot ka takuar përfaqësues të UÇPMB-së, përfaqësues të shoqërisë civile, të biznesit, e të diasporës, kryesisht nga Lugina.

 

 

Përpos kësaj, presidenti Thaçi deklaroi se të gjithë bashkëbiseduesve u ka premtuar një gjë që sipas tij do të konfirmohet, mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovës, transmeton ballkani.info.

Thaçi ka shtuar poashtu se me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, përparësitë e Kosovës do të jenë: njohja e Kosovës, edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, rrugëtimi i sigurt për në NATO dhe BE, si dhe anëtarësimi në OKB.

Postimi i plotë:

Dje dhe sot, kisha kënaqësinë të takoj njerëz të botës akademike, të biznesit, të rinj, studentë, ish-përfaqësues të UÇPMB-së, të diasporës shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, kryesisht nga Lugina e Preshevës.

Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte kryetema e bisedave tona. Ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Me arritjen e marrëveshjes Kosovë–Serbi, përparësitë e Kosovës do të jenë: njohja reciproke, njohja e Kosovës edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, rrugëtimi i sigurt për në NATO dhe BE, si dhe anëtarësimi në OKB.

Të gjithë bashkëbiseduesve u premtova, gjë e cila do të konfirmohet, se në të gjitha takimet e mia në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën