Thaçi takohet me Limajn, diskutojnë taksën 100%
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se dyshja kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë taksën prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Takimi është zhvilluar në presidencë.
Presidenti gjatë ditës pritet ta takojë edhe komisionerin evropian, Johannes Hahn, i cili do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.