Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Mitrovicës jugore, Agim Bahtirin.
Thaçi ka thënë se e përkrah procesin e bashkimit të Mitrovicës, duke thënë se së bashku me Bahtirin kanë konstatuar se qytetarët e Mitrovicës kanë thënë fjalën e tyre, përcjell Ballkani.info.
Në fund, Thaçi ka thënë se pas fjalës së qytetarëve rendin për të vepruar e kanë institucionet si Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. /Ballkani.info.
Postimi i plotë i Thaçit:
Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.







