Presidenti

Thaçi synon që të lidhë Prizrenin me Kyoton e Japonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet në ish-kryeqytetin e Japonisë – Kyoto, i cili është qytet me histori dhe kulturë të lashtë.

Presidenti Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës.

“Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka takuar shumë përfaqësues shtetëror dhe të odave ekonomike në Osaka dhe Kyoto.

loading…