Thaçi: Skender Hyseni do të ndërtojë konsensus mes pozitës e opozitës për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka mirëpritur emërimin e Skënder Hysenit në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se emërimi i tij është produkt i koordinimit ndërshtetëror.

Ai ka thënë se Hyseni do të arrijë të ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës. HTH