Thaçi shtron iftar për BIK-un, por nuk e fton Haradinajn! (FOTO)

Në iftarin e Thaçit nuk prezent Haradinaj

Presidenti Hashim Thaci fton iftar, ndërsa i pranishëm nuk është kryeministri Ramush Haradinaj.

Disa ditë më parë Kryeministri Ramush Haradinaj kishte shtruar iftar për nder të Bashkësisë Islamme. Aty kishte ftuar edhe Presidentin Hashim Thaçi, i cili pak orë më parë e kishte thumbuar me një status në Facebook.

Mirëpo formacioni i njëjtë nuk duket në iftarin që e ka ftuar Presidenti Thaçi.

Ai sot ka ftuar kryesinë e BIK’ut si dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, ndërsa aty nuk duket as Haradinaj e as të tjerë nga kabineti i tij.

“Iftar i shtruar për nder të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Zoti ua pranoftë lutjet dhe agjërimin“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Nuk dihet nëse Kryeministri ka marrë ftesë nga Thaçi.