Thaçi: Shpresoj që nuk do të ndodhin përleshje edhe më të tensionuara se kjo e sotmja në Kuvend

Opinionisti Jusuf Thaçi ka komentuar përleshjen e sotme në Kuvendin e Kosovës në mes të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Hekuran Murati e Hajrullah Çeku.

Thaçi në Pressing të T7 tha se shpreson që në të ardhmen nuk do të përsëritet një situatë e tillë ose edhe më e tensionuar se kjo sot.

“Në Kuvend nuk do duhej të ketë situata të tilla, as që i përafrohen konfrontimit fizik sepse Kuvendi nuk është vend për gjëra të tilla. Kjo fatkeqsisht është si rezultat i një atmosfere të përgjithshme shumë të poralizume në diskursin publik e politik në Kosovë. Po shpresoj që nuk kanë me ndodh situata të tilla ose larg qoftë edhe më të tensionuara se kjo e sotmja”, ka deklaruar Thaçi.