Thaçi: Samiti i Zagrebit, mundësi e mirë që BE të japë sinjalin e vonuar për liberalizimin e vizave
Samiti i Zagrebit i planifikuar të mbahet më 6 maj do të zhvillohet përmes një video konference.
E i lumtur për këtë është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai nëpërmjet një postimi në Tëitter tha se kjo është mundësi e mirë që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë vendimin e vonuar për vizat.
Postimi i plotë:
I lumtur që Samiti i Zagrebit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është akoma në plan dhe do të zhvillohet përmes një video-konference më 6 maj. Kjo është mundësi që BE të rikonfirmojë perspektivën e BE-së për Kosovën dhe të sinjalizojë një vendim të vonuar për liberalizimin e vizave.
Glad that the #ZagrebSummit of the EU & Western Balkans is still on schedule and will take place through a video conference on May 6th. This is a good opportunity for #EU to reconfirm EU perspective for #Kosovo and signal an overdue decision on visa liberalization. https://t.co/E1C1pNo3KO
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 23, 2020