‘Thaçi rikthehet së shpejti si president’, ish-këshilltari poston videon

Ish këshilltari i Hashim Thaçit ka uruar ish-shefin e tij për ditën e presidentit.

Artan Behrami ka thënë se Thaçi do të rikthehet së shpejti si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Shumë shpejt do të dalim nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si President i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gëzuar Dita e Presidentit!” – shkruan Behrami në Facebook.

Kujtojmë se sot Presidentja, Osmani ka mbledhur gjithë presidentët e Kosovës ndërvite duke shënuar kështu një mori aktivitetesh.