Pas pauzës më shumë se 1 orëshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi është rikthyer në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ai aty pritet të raportojë lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Më herët gjatë ditës kishte pasur përplasje mes Thaçit dhe anëtarëve të Komisionit.

Thaçi kishte kërkuar të dijë se pse është angazhuar ekspert ndërkombëtar për të bërë ekspertizën e këtij rasti.

Ai po ashtu kishte kërkuar të dijë se pse ekspertë të huaj angazhohen kur është në pyetje sigura kombëtare.