Presidenti

Thaçi: Qeveria amerikane ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rikthyer Kosovën në programin “Kompakt”, pas një performance të mirë dyvjeçare.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sonte erdhi edhe një lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria Amerikane, nëpërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor për Kosovën, për investime në fushat kryesore ekonomike, siç është edhe energjia. Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rikthyer Kosovën në programin “Kompakt”, pas një performance të mirë dyvjeçare. Tani MCC-ja i ka mundësuar Kosovës që të tërheqë mjete nga dy programe: Threshold dhe Kompakt. Falënderime të mëdha për drejtorin Nash, sekretarin Pompeo dhe ekipin e MCC-së në Kosovë që udhëhiqet nga Petrit Selimi dhe Sarah Olmstad.