Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet profilit të tij në Facebook dhe Twitter ka postuar fotografinë e takimit që ka pasur mbrëmë në Paris me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Edhe në këtë postim, Thaçi ka cituar presidentin amerikan, i cili e ka siguruar atë se SHBA-ja e mbështet 100% marrëveshjen ligjerisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, po merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.