Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një fotoje të shpërndarë në facebook ku shihet të jetë me ikonën e pavarësisë së Kosovës, legjendarin Adem Jashari, ka kujtuar luftën e lavdishme të UÇK-së, dhe të familjes Jashari.
Thaçi në facebook ka shkruar “11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit! HTH”.







