Thaçi pritet t’i jap sot LDK’së mandatin për formimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pritet t’i jap mandatarin partisë së dytë në zgjedhjet e 6 tetorit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë lajm e ka dhënë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në RTV Dukagjini.

“Nesër presidenti Thaçi ia jep mandatarin Lidhjes Demokratike të Kosovës, hiç ma larg se nesër Thaçi ia jep mandatarin Isa Mustafës, nesër do të ketë zhvillim nga Thaçi”, tha Zeka.

“Qeveria e re do të jetë me dy partitë opozitare, AAK dhe Nisman, kurse në koalicion do të hyjnë edhe komunitetet e Kosovës”, tha Zeka

Kujtojmë se presidenti Thaçi i ka dërguar deri tani katër herë letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për t’ia dërguar emrin e mandatarit të ri për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të tij nga pushteti.

Ndërkohë Kurti ka hezituar t’ia dërgojë emrin dhe vetëm ka kërkuar sqarime se pse po përdor standarde të dyfishta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.