Thaçi pi kafe në stanet e Prevallës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar këtë fundjavë në Prevallë. Atje ai ka treguar se është takuar me banorët e kësaj ane. Nga aty ai rrëfeu për mikpritje të përzemërt.
Ish-kryeministri ka publikuar fotografi ku shihet të ketë pirë kafenë i shoqëruar.
“Sot, në stanet e Prevallës, me Dedë Perkolën, Bafti Llugaxhiun dhe Shefqet Gashin. I falënderoj për kafen dhe mikpritjen e përzemërt. HTH’, shkroi Thaçi në Facebook.
