Dialogu me Serbinë

Thaçi përshëndet votimin e Rezolutës, thotë se do të bashkëpunojë me Limajn e Ahmetin

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të shtunën Rezolutën për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD-ja.

Pas miratimit të rezolutës ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, Thaçi ka thënë se mirëpret miratimin e rëndësishëm të kësaj rezolute.

“E mirëpres vendimin e rëndësishëm sot për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti”, ka shkruar.

Ai tha se do të bashkëpunojë me ekipin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën”, ka theksuar Thaçi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në muajin shtator ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator, ndërkaq se fundmi është përfolur se Shpend Ahmeti mund të jetë bashkëkryesues i ekipit negociues, së bashku me Fatmir Limajn.

Në seancën që është mbajtur të shtunën nuk kanë marrë pjesë subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.