Thaçi përshëndet iniciativën e Grenellit për funksionalizimin e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur nismën për funksionalizimin e hekurudhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u bë publike sot nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell. Thaçi tha se kjo përbën edhe një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në postimin në Twitter, Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin amerikan, Donald Trump dhe ambasadorin Grenell për përkushtimin e tyre për të sjellë paqe dhe zhvllim në rajon.

“E përshëndes iniciativën për funksionalizimin e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë, që përbën një hap të ri drejt normalizimit të plotë. Mirënjohës presidentit Trump dhe të dërguarit të posaçëm Grenell për vendosmërinë e tyre për të sjellë paqe dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Thaçi. /Ballkani.info/