Thaçi përmes një Video-Mesazhi: Të bekuar me mbështetjen e SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Instagram ka publikuar një Video-Mesazh, ku ka treguar për përmbajtjen e takimit me Mat Palmer.

“Sapo e përfundova takimin me të ngarkuarin e posaçëm të Departamentit të SHBA-së, z. Palmer. Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, për nevojën e shpejt të themelimit institucioneve të Republikës së Kosovës, që do të angazhoheshin në një prioritet shtesë për zhvillimin ekonomik, për rend dhe ligj, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për reformat demokratike”, ka thënë.

Në të njëjtën kohë Thaçi ka thënë se për një angazhim maksimal për të gjitha zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një të ardhme të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Kosova është në rrugë të drejtë. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme SHBA-së”, ka shtuar ai.

loading…